Termat dhe Kushtet

1. Informacion i përgjithshëm

Kjo faqe interneti administrohet nga SkinIQ Clinique. Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni këto Terma dhe Kushte.

2. Shërbimet

SkinIQ Clinique ofron:

  • Shitje produktesh kozmetike

  • Rezervime takimesh për shërbime estetike             

Skin IQ Clinique është shitës zyrtar i produkteve Biologique Recherche dhe garanton origjinalitetin e tyre.

Ne rezervojmë të drejtën të ndryshojmë çmimet, shërbimet dhe përmbajtjen e faqes pa njoftim paraprak.

3. Rezervimet e takimeve

  • Takimet duhet të rezervohen paraprakisht

  • Anulimet duhet të bëhen të paktën 24 orë para orarit të caktuar

  • SkinIQ Clinique rezervon të drejtën të anulojë ose riplanifikojë takime në raste force madhore

4. Pagesat

Të gjitha çmimet janë në Lek (ALL) dhe përfshijnë taksat përkatëse, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe.

5. Dërgesa dhe dorëzimi

  • Dërgesa e porosisë realizohet një (1) ditë pune pas konfirmimit të porosisë.

  • Koha e dorëzimit është 1–2 ditë pune pas konfirmimit të porosisë.

  • Afatet e dorëzimit janë vlerësime orientuese dhe nuk janë të garantuara, pasi mund të ndikohen nga faktorë të jashtëm.

🚚 Posta falas

  • Për porosi me vlerë mbi 5.000 (pesë mijë) lekë, dërgesa është falas.

  • Për porosi nën këtë vlerë, kostoja e dërgesës llogaritet sipas tarifave përkatëse.

6. Përgjegjësia

SkinIQ Clinique nuk mban përgjegjësi për:

  • Keqpërdorimin e produkteve

  • Reagime alergjike të shkaktuara nga mosrespektimi i udhëzimeve

Produktet e ofruara janë të destinuara për përdorim individual dhe duhet të përdoren sipas udhëzimeve përkatëse.

7. Pronësia intelektuale

E gjithë përmbajtja e faqes (tekste, logo, imazhe) është pronë e SkinIQ Clinique dhe ndalohet përdorimi pa autorizim.

8. Ligji i zbatueshëm

Këto Terma dhe Kushte rregullohen nga ligjet e Republikës së Shqipërisë.

9. Kontakt

Për çdo pyetje ose ankesë, mund të na kontaktoni: