Politika e Kthimeve dhe Rimbursimeve

1. Kthimet

Klientët kanë të drejtë të kthejnë produktet e blera brenda 7 ditëve kalendarike nga data e marrjes, në rastet kur :

  • Produkti është i dëmtuar
  • Produkti është me të meta
  • Produkti është i gabuar

 

Kushtet e kthimit:

  • Produkti duhet të jetë i papërdorur

  • Ambalazhi duhet të jetë i paprekur dhe origjinal

  • Produktet kozmetike të hapura ose të përdorura nuk kthehen, për arsye higjienike. Nëse produkti është dëmtuar gjatë transportit, duhet të na kontaktoni menjeherë duke dërguar foto të pakos dhe produktit.

2. Rimbursimet

Rimbursimi kryhet brenda 7 ditëve nga pranimi dhe verifikimi i produktit të kthyer, duke përdorur të njëjtën metodë pagese.

3. Kostot e transportit

  • Kostot e kthimit mbulohen nga klienti, përveç rasteve kur produkti rezulton me defekt ose gabim nga ana jonë

4. Anulimi i porosisë

Porosia mund të anulohet pa penalitet vetëm nëse nuk është dërguar ende.