1. Informacion i përgjithshëm
Kjo faqe interneti administrohet nga SkinIQ Clinique. Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni këto Terma dhe Kushte.
2. Shërbimet
SkinIQ Clinique ofron:
Shitje produktesh kozmetike
Rezervime takimesh për shërbime estetike
Skin IQ Clinique është shitës zyrtar i produkteve Biologique Recherche dhe garanton origjinalitetin e tyre.
Ne rezervojmë të drejtën të ndryshojmë çmimet, shërbimet dhe përmbajtjen e faqes pa njoftim paraprak.
3. Rezervimet e takimeve
Takimet duhet të rezervohen paraprakisht
Anulimet duhet të bëhen të paktën 24 orë para orarit të caktuar
SkinIQ Clinique rezervon të drejtën të anulojë ose riplanifikojë takime në raste force madhore
4. Pagesat
Të gjitha çmimet janë në Lek (ALL) dhe përfshijnë taksat përkatëse, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe.
5. Dërgesa dhe dorëzimi
Dërgesa e porosisë realizohet një (1) ditë pune pas konfirmimit të porosisë.
Koha e dorëzimit është 1–2 ditë pune pas konfirmimit të porosisë.
Afatet e dorëzimit janë vlerësime orientuese dhe nuk janë të garantuara, pasi mund të ndikohen nga faktorë të jashtëm.
Për porosi me vlerë mbi 5.000 (pesë mijë) lekë, dërgesa është falas.
Për porosi nën këtë vlerë, kostoja e dërgesës llogaritet sipas tarifave përkatëse.
6. Përgjegjësia
SkinIQ Clinique nuk mban përgjegjësi për:
Keqpërdorimin e produkteve
Reagime alergjike të shkaktuara nga mosrespektimi i udhëzimeve
Produktet e ofruara janë të destinuara për përdorim individual dhe duhet të përdoren sipas udhëzimeve përkatëse.
7. Pronësia intelektuale
E gjithë përmbajtja e faqes (tekste, logo, imazhe) është pronë e SkinIQ Clinique dhe ndalohet përdorimi pa autorizim.
8. Ligji i zbatueshëm
Këto Terma dhe Kushte rregullohen nga ligjet e Republikës së Shqipërisë.
9. Kontakt
Për çdo pyetje ose ankesë, mund të na kontaktoni:
Email: skiniqclinique@gmail.com
Telefon: +355 69 20 79 330